Avokati i Edmond Begos: Ja problemet e ligjit anti-KÇK

293
Sigal

Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”,u debatua për ligjin anti-KÇK.

Avokati i Edmond Begos deklaroi se ka një problem në ligj, pasi shkel të drejtat e njeriut.

Sipas tij, një njeri që ka kryer një vepër penale në një kohë të caktuar, nuk mund të jetojë gjithmonë me atë njollë.

Avokati Ardian Leka u shpreh se në këtë ligj problem është edhe fakti se Policia e Shtetit merr të gjitha kompetencat, përpara Prokurorisë e Gjykatës.

Fabian Topollaj: Problemi më i madh është se të drejtën e iniciativës e ka policia. I bie që policia bëheshka gjykatë, prokurori. Policia nuk merr masa. Është Prokuroria e Gjykata, ata të cilat vendosin në fund.

Avokati Ardian Leka: E ka Prokuroria. E ka. Kur ti ke pasurinë e vendosur të dyshimtë, vihet në filtër.

Fabian Topollaj:  T’ia vijnë edhe shokëve të Lulzim Berishës.

Avokati Ardian Leka: Në varësi të veprës penale për të cilën dënohesh, prsh dënohesh për falsifikim, pas një farë kohe ti ke rehabilitim. Ka edhe me afate 5-vjecare dhe me 10-vjecare. Kjo është një shkelje e të drejtës e njeriut. I bie që edhe pas 20 viteve ky njeri na qenka kriminel. Se kështu i bie që të marrim edhe persona të dënuar për vjedhje në kohën e Enver Hoshës.

Ky ligj i jep kompetenca policisë që të skuestrojë pasaportën etj. Këto i merr vetëm gjykata. Prek diçka kaq të shenjtë, sa duhet ta vendosë gjykata.  Tjetër gjë prsh i sekuestrohet prona Lulzim Berishës, por ja del gjykata e thotë e ke pasurinë të ligjshme. Atëherë i bie që atij duhet t’i kthehen paratë. Ministri me këtë ligj del kryesori. Ky ligj ka paradoks, sepse i bie që Prokurori i Përgjithshëm të japë llogari para ministrit të Brendshëm, në kohën që Prokurori i Përgjithshëm është aty për të vendosur në burg edhe ministra, edhe zyrtarë të lartë.