Si u tjetërsua Kampi i Pionierëve në Dajt,shitja nga Gëzim Kalaja i sindikatave në dorë të privatit, transaksionet qesharake për 8 hektar dhe plani për resort e vila me 5 yje ku s’do shkelin dot qytetarët!
Shitja nga Sindikatat dhe plani për resort e vileta! Nga kamp pionierësh në resort vilash, plani për zhdukjen e një prone publike në Dajt
Si shiti Gëzim Kalaja me vlerwn qersharake rreth 42 mijë euro një pronë që vlen miliona euro, e pozicionuar në një nga vendet më të bukura të Tiranës
Zona e marrë në shqyrtim është fusha në mbërritje të Teleferikut ‘Dajti Ekpres’ si dhe Ish-Kampi i Pionereve i pozicionuar në pjesën verilindore të këtij sheshi. Kumbaro ka bërë edhe një master plan të të gjithë zonës, ku përfshihet jo vetëm rikonstruksioni i godinës historike, por edhe ndërtimi rreth e qark saj i disa vilave. Pra, qeveria po synon që një pronë e stërmadhe prej 8 haktarësh t’a shndërrojë në një resort të madh, ku krahas rindërtimit të godinave egzistuese, do të bëhen edhe vila në gjithë hapësirën.
Një nga pronat më elitare para viteve ’90 në Shqipëri dhe në Tiranë, ka qenë padyshim Kampi i Pionerëve në Dajt, një godinë e stërmadhe që shërbente si hotel, me ambiente shërbimi dhe një shesh të stërmadh para saj. Por, ndryshimi i regjimit ka sjellë tjetërsimin e kësaj prone tërësisht shtetërore, e cila çuditërisht iu dha për t’u administruar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, e cila mori edhe qindra prona në gjithë Shqipërinë, ku pjesa më e madhe janë shitur dhe tjetërsuar nga kryesindikalisti Gëzim Kalaja.
Të njëjtin fat kishte edhe Kampi i Pionerëve në Dajt, ku fillimisht prona iu dha me qira një shtetasi të huaj, më pasi ky person ia shiti një tjetër familjeje shqiptare, ku Sindikatat kishin një përqindje aksionesh. Koha kaloi dhe u realizuan të tjera transaksione qesharake nga 10 apo 40 mijë USD, teksa aktualisht pronare e të gjithë ndërtesës dhe e truallit prej disa hektarësh është familja Malo, e cila ka arritur të bindë qeverinë për të marrë një leje ndërtimi, ku krahas rikonstruksionit të ish-Kampit, në atë vend do të ndërtohen disa vileta.Ndërkohë, koha kaloi dhe familja Malo, e cila zotëron tashmë 100 % të firmës Dajtel, dikur shoqëri aksionere, ka kërkuar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit rishikimin e lejes së ndërtimit, të dhënë në vitin 2022. Aktualisht, e njëjta familje ka në pronësi firmën “Dajti Ekspres”.
Më pas, në vitin 2025, është bërë sërish një transaksion, mes BSPSH-së dhe familjes Malo, ku kësaj herë Gëzimi i famshëm i Sindikatave, që vetëm sindikalist nuk është, ka shitur 8 % të aksioneve. Kësaj herë, shuma e shitjes ka qenë rreth 42 mijë euro. Vlera qesharake për një pronë që vlen miliona euro, e pozicionuar në një nga vendet më të bukura të Tiranës.
Në mbledhjet e KKTU-së, të muajit prill 2026, është diskutuar edhe kjo leje. “Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin ‘Hotel, rezidencë dhe ambjente shërbimesh, ish-kampi i pionerëve Dajt’, me vendndodhje në BashkinëTiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Dajti Ekspres’ sh.a” thuhet në dokument.Por, çfarë do të bëhet në atë pronë, ku rezulton se zona e marrë në shqyrtim është pikërisht fusha në mbërritje të Teleferikut ‘Dajti Ekpres’ si dhe Ish-Kampi i Pionereve i pozicionuar në pjesën verilindore të këtij sheshi, i parë i gjithë si një masterplan me një seri funksionesh të integruara. Kumbaro ka bërë edhe një master plan të të gjithë zonës, ku përfshihet jo vetëm rikonstruksioni i godinës historike, por edhe ndërtimi rreth e qark saj i disa vilave.“Propozimi i Masterplanit Hotel & Vileta, ish – Kampi i Pionerëve Dajt synon të përmirësojë gjendjen aktuale të degraduar të godinave dhe sheshit përpara objektit, të ketë impakt minimal në sistemin natyror ekzistues dhe të shtojë sipërfaqen e mbjellë me pemë dhe gjelbërim të mesëm brenda sipërfaqes në pronësi. Pra, qeveria po synon që një pronë e stërmadhe prej 8 haktarësh t’a shndërrojë në një resort të madh, ku krahas rindërtimit të godinave egzistuese, do të bëhen edhe vila në gjithë hapësirën.
Në qendër është sërish ish-ministrja Kumbaro, e cila njihet për “pikat e voçkla” në zonat e mbrojtura, teksa kësaj herë e ka afruar pikën në Malin e Dajtit.
Histori i trazuar në shumë duar
Prona në fjalë ka një histori të trazuar që ka kaluar në disa duar, ndërsa aktualisht zotërohet 100 % nga familja Malo, e cila ka blerë edhe aksionet që mbante Gëzim Kalaja i BSPSH-së. Një nga transaksionet e shumta mes Kalasë dhe Enklajd Malos është bërë në vitin 2019, ku Sindikata ka shitur 2 % të aksioneve të të gjithë pronës prej 8 hektarësh për vetëm 10 mijë euro.
Më pas, në vitin 2025, është bërë sërish një transaksion, mes BSPSH-së dhe familjes Malo, ku kësaj herë Gëzimi i famshëm i Sindikatave, që vetëm sindikalist nuk është, ka shitur 8 % të aksioneve. Kësaj herë, shuma e shitjes ka qenë rreth 42 mijë euro. Vlera qesharake për një pronë që vlen miliona euro, e pozicionuar në një nga vendet më të bukura të Tiranës raporton voxnews.
Transaksioni i fundit i vitit 2025, që vulosi përfundimisht shitjen e të gjithë pronës, ka qenë me vlerë qesharake, teksa Gëzim Kalaja për të mbrojtur veten, e ka kaluar këtë vendim në Këshillin Kombëtar të BSPSH-së. Megjithatë, këto veprime s’i pendojnë institucionet ligjzbatuese ti futen me themel të gjitha pronave të Sindikatave, të cilat janë tjetërsuar, siç është edhe ky rast flagrant. Në vend që prona të mbahej nga vetë shteti, i jepet një Sindikate që jo vetëm s’ka mbrojtur punëtorët, por është e njohur më shumë për keqadministrimin e pronave shtetërore, ose më saktë shitjen e tyre, ndërkohë që drejtuesit e tyre vijojnë të jenë sërish në ato poste, të pa hetuar dhe ndëshkuar për gjithë këto krime.
Në vendimin e BSPSH-së theksohet se u diskutua edhe gjendja e amortizuar e Kampit të Pionerëve në Dajt, dhe për shkak të kësaj problematike, u vendos që të shiten aksionet zonjës Mirana Malo. Më parë, kjo familje ia bleu aksionet ish aksionerit Agim Selimi, ndërsa pak e nga pak, i bleu plot 45 % të aksioneve edhe Sindikatave, me firmë të Gëzim Kalasë.






















