Autorizim specifik/ Rama: Edhe për të nxjerrë kafshët për shëtitje duhet leje!

425
Sigal

Në komunikimin e sotëm, përmes rrjeteve sociale, ndërsa njoftoi mbylljen e vendit në fundjavë, kryeministri Rama iu dha përgjigje edhe pyetjeve të qytetarëve.

Të gjithë atyre që kanë kafshë shtëpiake, kryeministri iu premtoi që do të kenë mundësi së shpejti të aplikojnë, për një leje te portali qeveritar në internet, e-Albania.

Është edhe kjo diçka që kam marrë shumë ankesa të drejta nga njerëzit që kanë qen, kanë një lidhje të tyre me kafshët. Për kafshët do ketë një platformë një autorizim specifik, brenda ditës së nesërme do jenë të gjitha të konsoliduara tek e-Albania”, – tha Rama.