Auron Tare: Ministria e Kulturës fshehu raportin e UNESCO për Butrintin

35
Sigal

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rihapjen e seancës plenare për Butrintin duke njoftuar se i ka kërkuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të vërë në dispozicion raportin përfundimtar të misionit të përbashkët të UNESCO-ICOMOS, të tetorit të vitit 2022, studiuesi Auron Tare thotë në një lidhje për media se vendimi nuk është lajm i mirë pasi raporti duhet të ishte paraqitur në Kushtetuese kohë më parë. Sipas tij, ajo që po ndodh në Butrint është krim.“Raporti duhet të ishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kohë më parë. Gjykata e ka kërkuar disa herë dhe disa herë Ministria e Kulturës ka deklaruar se nuk ekziston një dokument i tillë. Mesa duket UNESCO është detyruar të dërgojë një shkresë ku thuhet se raporti jo vetëm i është dorëzuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, por ka pasur edhe një kërkesë që ky raport të mos publikohet. Përse institucionet kulturore fshehin këtë raport, besoj të gjithë e kuptojnë? Fakti që institucionet shtetërore fshehin një raport të UNESCO dhe ICOMOS mbi gjendjen e parkut kombëtar të Butrintit, tregon se ka një problem të madh. Siç e shikoni, brenda zonës së mbrojtur tashmë ka ndërtime. Vija bregdetare po shpartallohet me ekskavator për të hapur plazhe të reja dhe rrugë.