Raporti i DASH/ Presidenti Meta: Thellësisht i shqetësuar për censurën qeveritare ndaj medias gjatë pandemisë

233
Sigal

Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për konkluzionet e nxjerra në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se ‘e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur ne refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët’

‘Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilave “e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga "Zëri i Amerikës" sipas të cilave "e drejta për…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 20. Juli 2020