Atentati me tritol mes Tiranës, Lleshaj e pranon: Policia dështoi!

228
Sigal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për shpërthimin që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme, ku shënjestra ishte Preng Gjini, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e sotme.

I ftuar në emisionin “Open”, Lleshaj pranoi dështimin duke thënë: “Në qoftë se flasim për ngjarjen e sotme normalisht dështoi.

Por nuk mund të besojmë se policia do të parandalojë çdo lloj krimi.

Në qoftë se besojmë se policia do parandalojë çdo lloj krimi, atëherë kjo është një alibi”- tha Lleshaj.

Kujtojmë se makina tip “Benz A Class” shpërtheu pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” ku përvec 51-vjecarit, u plagosën edhe 2 kalimtarë, një italian dhe një fëmijë që ndodhen në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.