Arrestimi i Henri Çilit: Dvorani ishte relatori i Gjykatës së Lartë

362
Sigal

Dvorani, ishte realtori në Gjykatën e Lartë, në çështjet për të cilat akuzohet Çili

Dje Policia e Shtetit arrestoi Henri Çilin, duke e akuzuar për  Fshehja e të ardhurave; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Falsifikimi i dokumenteve; Mashtrim; Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Falsifikimi dokumenteve. Policia dhe prokuroria, pretendojnë se biznesmeni dhe botuesi Henri Çili, do të ndërhynte në Gjykatën e Lartë për të ndikuar në lirimin apo uljen e dënimit me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos. Por kush është gjyqtari i Gjykatës së Lartë, që do të trajtojë çështjen Aliko?! Rekursi në Gjykatën e Lartë për dënimin me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos është regjistruar më datë 9.10.2019. Relator i kësaj çështje është zgjedhur, Ardian Dvorani, i vetmi gjyqtar, pasi Gjykata e Lartë nuk është funksionale. Dvorani aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dvorani, tashmë kryetari i KED e pohoi që e njeh Çilin.

Dvorani:  Zotin Çili e njoh, nuk jemi miq, jemi salutuar në evente të caktuara, por nuk kam asnjë lloj kontakti me këtë. Ardian Dvorani është paditur në prokurori nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për shpërdorim detyre dhe marrje të paligjshme të kompetencave, në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht, Ardian Dvorani ka më shumë se 5 vjet që kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë, edhe pse i ka skaduar mandati.