Arrestimi i Henri Çilit/ Dvorani: E njoh, por nuk jemi miq

332
Sigal

Kreu i KED Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me botuesin dhe pronarit të UET Henri Çili i cili u arrestua ditën e sotme.

“Çilin e njoh, nuk jemi miq. Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sigurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin“, u shpreh Dvorani.

Prej orës 13:00 të ditës së sotme komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, ku do të thirret për të dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Pak muaj më parë pati një debat të fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.