Presidenti Nishani dekreton emërimin në detyrë të Komandantit të Forcave Ajrore, Vladimir Avdiaj

470
Forcat e Armatosura kanë sfida me të cilat ballafaqohen, dhe kreu i shtetit Bujar Nishani është shprehur se është e nevojshme që këto sfida të adresohen me buxhetin e nevojshëm. Presidenti ka dekretuar Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj si komandantin e ri të Forcave Ajrore.
Nishani është shprehur se mbetet e nevojshme që këto sfida të adresohen me buxhetin e nevojshëm në mënyrë që të arrihen dhe forcohen standardet e arritura, si dhe të ballafaqohen me sukses ato që shfaqen në vijimësi, qoftë në rrafshin civil apo dhe atë ushtarak duke nënvizuar faktin se siguria mbetet gjithnjë e kërcënuar.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të emërimit, presidenti vlerësoi maksimalisht kontributin e forcave ajrore në dy dekadat e fundit. “Qënia vend anëtar i NATO-s sjell në vijimësi nevojën për rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura për t’u përballur me sukses jo vetëm me sfidat e brendshme, por dhe me ato në nivel global”, është shprehur kreu i shtetit.
Sigal