Arratia e ‘Tigrit”/ SPAK zbulon tjetër skandal të ish-ministrit. Ahmetaj nis të flasë: Ja kush është koka e zezë e vërtetë e kopesë

Arben Ahmetaj, 7 Miliardë lek dëm, një tjetër skandal i “tigrit” në arrati

SPAK akuzë të re deputetit socialist për shpërdorim detyre

NOA

Deputeti socialist Arben Ahmetaj sipas akuzës së ngritur nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj, ka kryer shkelje të ligjit përmes firmosjes së privatizimit së ish-fabrikës së bukës tek zona “5 maji” në Tiranë

Duket se të tjera telashe janë në horizont për ish-numrin dy të qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj. Ish-zëvendëskryeministri i cili është shpallur në kërkim prej disa muajsh do të vuaj edhe një tjetër akuzë për shpërdorim detyre në një çështje tjetër përpos asaj të inceneratorëve. Bëhet fjalë për firmosjen që i ka bërë Ahmetaj një prone konkretisht ish-fabrikës së bukës tek lagjia “5 maji” në Tiranë. Në kohën që ka ndodhur ky privatizim joligjor, Ahmetaj mbante detyrën e Ministrit të Financave. Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994. Prona në fjalë i përkiste në kuotat pronare e mbi 50 % të aksioneve, tek ish ndërmarrja aksionere ‘Buka Sha’ dhe ku kjo familje ka fituar të gjitha proceset gjyqësore ndërsa nga veprimi jo i ligjshëm i privatizimit që u firmos nga Ahmetaj dushihet se dëmi ndaj shtetit mund të jetë në rreth 7 miliardë lekë dëm. Të dielën prokurori Elvin Gokaj u mësua se do të kish si të pandehur Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre. Deputeti socialist Arben Ahmetaj sipas akuzës së ngritur nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj, ka kryer shkelje të ligjit përmes firmosjes së privatizimit së ish-fabrikës së bukës tek zona “5 maji” në Tiranë. Asokohe me cilësinë e ish-Ministrit të Financave me privatizimin që i bëri kësaj prone, që në fakt i përkiste familjes Myderizi iu hap rruga ndërtimit të një kompleksi pallatesh në të njëjtin vend. Dyshohet se të gjitha veprimet pasuese që nga privatizimi jo i ligjshëm i shkaktuan shtetit një dëm të madh financiar. Prokuroria e Posaçme SPAK e ka veçuar këtë çështje dhe është duke kryer hetime edhe për zyrtarë të tjerë që kanë patur lidhje me këtë çështje. Kjo ngjarje pritet të rëndojë pozitën e deputetit socialist ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat “Korrupsion”, “Pastrim parash”, “Fshehje Pasurie”. Ndaj tij është dhënë në mungesë masa e arrestit pas dyshimeve për përfitime parash dhe pronash nga afera e inceneratorëve. Krahas Ahmetajt për këtë privatizim po hetohen edhe 12 persona te tjere me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari. Ndërkohë për biznesmenin Fezollari, ish-sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Drejtorin e Drejtorisë së Pronës Publike, Administratorin e ‘Buka sha’ dhe të tjerë zyrtarë të përfshirë, hetimi vazhdon është i hapur dhe po ndiqet nga SPAK. Ndaj personave ka nisur edhe hetimi pasuror, për të zbuluar nëse nga aktiviteti i paligjshëm i shpërdorimit të detyrë ka edhe pasuri të përfituara padrejtësisht.

Kodet e Arben Ahmetaj – Kujt po i drejtohet i shumëkërkuari i drejtësisë?

Koka e vërtetë e zezë e kopesë… ia ka dalë përkohësisht! I duhet një zhurmë tjetër

Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë i sfidoi sërish këto të fundit, ditën për diell dhe mes të ditës, kur të dielën përmes një reagimi në rrjetin e tij social ai u rishfaq sërish. Reagimi këtë herë lidhet me ngjarjen më të fundit ku SPAK po e heton atë edhe për një çështje tjetër atë të privatizimit të ish-fabrikës së bukës në zonën e “5 – Majit” në Tiranë. Ahmetaj e quajti “segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët dhe me tentakula në drejtësi” që sipas tij po fshehin “kokën e vërtetë të zezë të kopesë”. Duke mos e shprehur qartë se cilin po insinuon. Në reagimin e tij Ahmetaj shkruan: “Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë. Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje. Cili është thelbi i asaj dosje? Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit. Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë. Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)??? “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.” – tha Arben Ahmetaj të dielën. Por i gjithë reagimi i tij mbyllet çuditërisht me një tjetër kod ku shkruan nën thonjëza të vërtetin. Ahmetaj e mbyll reagimin me fjalinë: Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!