Ngjarjet në Kosovë/ Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zveçla: Bashkëpunëtori i djalit të Vuçiç ka qenë pjesë e grupit terrorist

43
Sigal

Von Cramon: Serbia do të përballet me një paketë masash Pritet miratimi nga Këshilli në PE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit në fshatin Banjskë në Zveçan njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Millorad Jevtiçit, bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiçit, djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Vuçiç Junior” është personazh shumë i përfolur në Serbi. Mediat atje kanë raportuar për përfshirjen e tij në disa aktivitete kriminale dhe pjesëmarrjen e tij në grupe mafioze në Beograd, kryesisht ato të ultra-tifozerive të klubeve të futbollit. Ministri i Kosovës Sveçla, tha përmes një reagimi se nga pesë vizitat e fundit të djalit të Vuciçit në Kosovë, katër herë kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. “Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiçit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, tha ministri Sveçla.