Zëdhënësja e Fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja, ka bërë një deklaratë të fuqishme lidhur me situatën alarmante të bujqësisë në Shqipëri.
Ajo ka theksuar dështimin e qeverisë për të mbrojtur fermerët dhe për të stimuluar zhvillimin e sektorit bujqësor dhe blegtoral, duke sjellë si shembull humbjen e mijëra fermave dhe rënien dramatike të prodhimit vendas.
Sipas Merja, koalicioni PD-ASHM ka një program ambicioz për të shpëtuar bujqësinë shqiptare, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët dhe duke i dhënë prioritet investimeve në infrastrukturën bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ajo ka ftuar qytetarët të mbështesin këtë program në zgjedhjet e 11 Majit, për një Shqipëri më të fortë dhe më të zhvilluar.
Deklarata e Zëdhënëses së Fushatës të Partisë së Lirisë, Znj. Arla Merja”
Te nderuar qytetarë
Sot, më shumë se kurrë, bujqësia shqiptare ndodhet në një gjendje alarmante.
Qeveria ka dështuar të mbrojë punën, mundin dhe dinjitetin e atyre që ushqejnë vendin.
Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra e mijëra ferma bujqësore dhe blegtorale
kanë falimentuar.
Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka pësuar një rënie dramatike, ndërsa numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62% krahasuar me vitin 2013.
Sot, 80% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga importet. Bujqësia, që punëson një pjesë të madhe të popullsisë dhe kontribuon me 19% në PBB, merr një mbështetje nga buxheti prej vetëm 0,5% të PBB-së, 5-6 herë më të ulët se vendet e rajonit. Ndryshe nga këto
vende, shumica e fondit të parashikuar për bujqësinë nuk shkon te fermerët, por shpenzohet për administratën.
Por ne nuk do të qëndrojmë në heshtje përballë këtij shkatërrimi të qëllimshëm të sektorit më jetik të ekonomisë shqiptare.
Programi i PD+ASHM “Made In Albania – për Shqipërinë Madhështore” në bujqësi bazohet në mbështetjen e fuqishme për fermerët shqiptarë dhe suksesin e tyre, me qëllim rritjen 50 -100% të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri.
PËR ARRITJEN E KËTIJ QËLLIMI, DO TË GARANTOJMË:
1. Subvencionim për çdo njësi prodhimi, kokë-bagëti dhe çdo fidan të mbjellë për çdo fermer.
* Rritje të fondit për subvencionim direkt për fermerët në 3.5%, ose nga 5.8
milion euro, nga të cilat shumica shpenzohen nga administrata, në 217
milion euro, sa është niveli i rajonit.
2. Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore.
Subvencione për bimët eterovajore, medicinale. Investime në ujitje, kullim dhe mbrojtje të tokës.
3. Dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, që po rrënon prodhimin bujqësor, dhe zbatim i detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe integrimi në BE.
4. Karta ID do të jetë NIPT-i i fermerit për të përfituar mbështetje direkte (subvencione) të sipërmarrësve
5. TVSH në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do të jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, duke bërë që paratë të shkojnë direkt te fermeri dhe jo te grosistët.
6. Subvencionim i naftës.
7. Mbështetje e veçantë, pa kufizim, për fermerët në fushat prioritare të bujqësisë të përcaktura nga qeveria si, eksporti, blegtoria, perimtaria, pemtaria, agropërpunimi etj.
Ulliri, arroret dhe bimët aromatike do kene subvencione dhe mbeshtetje të veçantë pa kufizim. Do të 3 fishohet sipërfaqja e mbjellë me shegë, lajthi dhe arra brenda mandatit të parë.
8. Subvencionimi i normave të interesit deri në masën 80% për kreditë bankare në fushën e bujqësisë.
Kjo ndërhyrje është emergjente për rritjen e injektimit te parasë në këtë sector, mbasi aktualisht nga totali i portofolit të kredive, vetëm 1% shkon për sektorin bujqësor.
9. Subvencionimi i skemave të sigurimeve për pronën bujqësore nga dëmtimet nga fatkeqesitë natyrore, deri në 75% të primit të sigurimit.
10. Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do të mbështetet nga investime të qenësishme, veçanërisht në ujitje dhe kullim, dhe mbrojtje të tokës, ku çdo vit do të investohen rreth 70 milion euro.
11. Krijimi i Agjencisë së Studimit të Tregjeve dhe Orientimit të Fermerëve pranë Ministrisë së Bujqësisë ose Kryeministrisë, që të studiojnë tregjet e brendshme të produkteve tona bujqësore dhe të bëjnë një orientim makro për fermerët shqiptarë; për çfarë dhe sa duhet të mbjellin.
12. Mbështetje me grante dhe kredi të buta për fermerët dhe agropërpunuesit për:
Futjen e teknologjive të reja në prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore,
•
Automatizim dhe digjitalizim,
•
Blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për shërbimet bujqësore.
•
Do të bëhet incentivimi i fermerëve të rinj për të siguruar rrotacion të brezave. Do të mbështetet çdo fermer i ri që starton në sektorin e bujqësisë, me një kredi pa interes prej 30 mijë eurosh.
13. Kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për stokun e produkteve të shkaktuar nga çrregullime të tregut dhe incentivim për ngritjen e industrisë agroushqimore, për të shmangur asgjësimin
e produkteve dhe falimentimin e fermerëve dhe braktisjen e zonave rurale.
14. Analiza falas të tokës bujqësore nga shteti, pasi fermerët kanë mbi 20 vjet që e plehërojnë tokën pa e ditur saktësisht përbërjen e saj, por duke ditur vetëm çfarë do bima.
15. Monitorim i cilësisë së inputeve bujqësore dhe produkteve përmes laboratorëve të akredituar.
•
Ndalimi i menjehershëm i importimit dhe përdorimit të insekticideve kancerogjene të ndaluara në BE.
16. Rritja e sigurisë ushqimore, përmes:
Siguria ushqimore do të konsiderohet me ligj si faktor i sigurisë kombëtare
* Fuqizimit të institucioneve përgjegjës,
* Ristrukturimit të AKU
* Futjes së sistemeve mbikqyrëse sipas standardeve të BE,
* Rishikimit të kuadrit ligjor për abuzuesit e tregut që dëmtojnë shëndetin
e konsumatorit.
17. Rritja e kapaciteteve laboratorike shtetërore, për të shmangur abuzimet e qeverisjes aktuale të kryerjes së analizave të kontrollit zyrtarë nga laboratorët privatë.
18. Ngritja e infrastrukturës për kryerjen e kontrolleve zyrtare në pikat e inspektimit kufitar, pasi aktualisht mungesa e ambienteve karantinore dhe frigoriferike kompromentojnë drejtpërsëdrejti sigurinë e
produkteve ushqimore të importuara.
19. Mbështetje financiare për fermerët, bazuar në orientimet e reja të CAP (Politikat e Përbashkëta Agrare të BE), jo vetëm për prodhimin bujqësor, por edhe për kontributin e tyre në menaxhimin e tokës, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies.
20. Zhvillim rural për fshatin shqiptar do të thotë:
* Më shumë mundësi punësimi,
* Cilësi më e lartë jete për çdo familje,
* Sigurimi që çdo zonë, sado e largët, të ketë akses në tregun lokal, shëndetësi, arsim dhe internet.
* Ripopullim të këtyre zonave.
Motra dhe vellezer, 11 Maji po afron.
Per nje Shqiperi me te mire,
Votoni Nr.1 Koalicioni PD-ASHM
Votoni ILIR METAJ
FALEMINDERIT!