Arbitrariteti i zyrtarëve/ Ministrat përzënë specialistët për të marrë militantët. 31 miliardë lekë janë dëmshpërblimet nga gjyqësori

474
Sigal

Fryhet administrata publike, ndërkohë që harxhohen 22,2 miliardë lekë shpenzime gjyqësore, ndërkohë që…

31 miliardë lekë i kushtojnë buxhetit të shtetit  vendimet arbitrare të qeveritarëve

Dy dukuri po “gërryejnë” buxhetin e shtetit. “Fryrja” e administratës publike, si edhe vendimet e ekzekutuara të gjykatave. kur shteti nuk respekton aktet, kontratat dhe detyrimet kontraktore. Rendohet Lista e pagesave dhe institucioneve ku pushtetari merr vendime arbitrare pa përllogaritur dëmin ndaj privatit.

Shpenzime Gjyqësore me vlerë 2.22 miliardë lekë të reja

Vlera totale prej 3.1 miliardë lekë të reja përllogariten vetëm vendimet e ekzekutuara. Një përllogaritje për vendimet gjyqësore që presin të ekzekutohen nuk ekziston. Ky dëm i lartë ekonomik tregon keqqeverisje, jo në respektim të akteve, kontratave dhe detyrimeve institucionale ndaj privatit. Detyrime të prapambetura, ndërprerje të njëanshme të kontratave, pezullim i vendimeve administrative apo vonesa në pagesën e detyrimeve janë akte që shtetarët tanë i ndërmarrin shpesh por që në gjykatë përkthehen në dëmshpërblime për Bizneset apo Individët. Nuk janë vetëm kontratat e parregullta të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës ato që po rëndojnë Buxhetin. Institucionet po paguajnë dëme për sjelljet e njëanshme dhe mos respektimin e detyrimeve ligjore apo kontraktore.

“Fryhet” administrata publike, sektori privat nuk rritet


Sektori publik në Shqipëri shtoi mbi tetë mijë vende pune gjatë vitit të kaluar, ku kontributin më të madh duket se e dhanë bashkitë dhe kompanitë e sektorit publik. Ndërsa të punësuarit në sektorin privat u rritën vetëm me 1.5%. Popullsia e Shqipërisë është zyrtarisht në rënie, ndërsa prej vitesh sektori publik ka synuar të pakësojë forcën e punës për të rritur eficiencën. Por të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dy viteve të fundit ka ndodhur e kundërta; numri i të punësuarve në shtet është rritur. Instituti i Statistikave bën të ditur se në fund të vitit 2018, rrogëtarët e shtetit ishin afro 173 mijë vetë, me një rritje prej 8,400 vetësh ose 5.1% në krahasim me vitin 2017. Në kontrast me sektorin publik, sektori privat shtoi vetëm 7,400 vende të reja pune me një rritje 1.5% në krahasim me vitin 2016. Në fund të vitit 2018, afro 509 mijë shqiptarë ishin të punësuar me pagë në sektorin privat nga afro 502 mijë që ishin një vit më parë. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, punësimi në sektorin privat ra me 9,400 vetë në krahasim me tremujorin e tretë. Institucionet e qeverisjes qendrore, ku përfshihen mjekët, mësuesit, policët etj., kishin 82 mijë të punësuar në vitin e kaluar sipas buxhetit të shtetit dhe kjo nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin 2017.

Një në tre të rritur, me pagë

Sipas vlerësimeve të INSTAT, 1.97 milionë shqiptarë janë mes moshës 15 dhe 64 vjeç dhe si të tillë klasifikohen në moshë pune. INSTAT llogarit si të zënë me punë afro 1.24 milionë shqiptarë, ku përfshihen punëtorët pa pagesë brenda bizneseve të familjes apo fermerët që kujdesen për bagëtinë apo punojnë tokën. Nga këto, 681 mijë vetë janë të punësuar në ekonominë formale dhe punojnë me pagë dhe me sigurime shoqërore. Të punësuarit me pagë zënë afërsisht 35% të popullsisë në moshë pune. Rreth 453 mijë vetë të tjerë të klasifikuar si “të punësuar” përfshijnë popullsinë rurale të Shqipërisë, ku posedimi i një parcele toke sado të vogël apo edhe një deleje të klasifikon automatikisht si të vetëpunësuar pavarësisht nivelit të të ardhurave. Rreth 173 mijë vetë klasifikohen si të papunë në kërkim të një pune, ndërsa 617 mijë konsiderohen popullsi inaktive.