Analisti Fatos Lubonja: Ndërtesa e demokracisë po shembet dhe nuk mban më. 25 prilli do të jetë test-prova për zgjedhje të lira

235
Sigal

Analisti Fatos Lubonja  u shpreh skeptik për thirrjen e ambasadorëve  Juri  Kim, për ngritjen e Gjykatës Kushtetutese  dhe  theksoi se atyre iu duhet për t’a shitur si punë të kryer, gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur. Fatos Lubonja: “Shpresoj që ambasadorja ta ketë thënë në mënyrë diplomatike atë për Gjykatën Kushtetuese, që të jetë funksionale brenda këtij viti. Ambasadorët duhet të bëjnë punën e tyre, se kjo është puna jonë. Ju duhet për ta shitur si punë të kryer gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur, por ne po e shohim përditë Reformën në Drejtësi, apo si Prokuroria nuk vepron fare. Ndërtesa e demokracisë po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill. Do të tregohet aty. 25 prilli do të jetë test-prova, a do të ketë zgjedhje të lira, apo të paguara.”