Ambasadorja Yuri Kim: “Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri”

756
Sigal

Ambasadorja Amerikane në Tiranë ,Juri Kim, ka zhvilluar një sërë takimesh prezantuese me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.Ajo shkruan me entuziasëm për mënyrën se si është mirëpritur.

Përmes një postimi në “Facebook” Juri Kim thekson se tani e kupton legjendën që flet për mikpritjen e shqiptarëve.

“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30-të janar për përfaqësues të komuniteteve politike.