AktualitetPolitikë Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në Tiranë, ja momentet e para në aeroport Nga Gazeta Telegraf - 22 Janar, 2020 622 Share Facebook Twitter Google+ Pinterest WhatsApp Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë. Këto foto, tregojnë momentin e ardhjes, të Yuri Kim ambasadore e SHBA. Pamjet janë publikuar nga Top Channel. Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.