Ambasadori Hoxhaj flet në OKB: Na pret një muaj shumë i ngarkuar

Hoxha tregoi prioritetet e vendit tonë. Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ambasadori Ferit Hoxha ka prezantuar sot prioritetet e vendit tonë. Në fjalën që mbajti, ai tha se gjithçka nis nga forcimi i llogaridhënies, avancimi i agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit. Takimi me ju është një moment i rëndësishëm për çdo presidencë dhe nuk është e çuditshme që pas miratimit formal të Programit të Punës, kjo është ngjarja e parë me rëndësi. Ne jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj një Këshilli të Sigurimit efikas dhe transparent gjatë këtij muaji, dhe unë pres me shumë dëshirë për një marrëdhënie të shëndetshme dhe me përfitim reciprok. Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim.

Hoxha tha se sot do të jetë kryeministri Edi Rama që do ta nisë me debatin mbi llogaridhënien ndërkombëtare. Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ambasadori Ferit Hoxha tha se qershori do të jetë një muaj me axhendë të ngjeshur. Në fjalën e mbajtur, Hoxha tha se nesër do të jetë kryeministri Edi Rama që do ta nisë me debatin mbi llogaridhënien ndërkombëtare. Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha komentoi deklaratën e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili përmendi rastin e Kosovës për të legjitimuar luftën në Ukrainë dhe të drejtën e rajonit lindor të Donbas për të qenë i pavarur. Nga OKB-ja, Hoxha tha se nuk ka asnjë ngjashmëri mes Kosovës e Ukrainës. Ambasadori i Shqipërisë shtoi se Kosova nuk diskuton më për pavarësinë e vendit dhe se i ka ndëruar të gjitha institucionet. “Duhet ta theksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes dy vendeve. Për hir të së vërtetës nuk ka asnjë ngjashmëri mes historisë në Kosovë dhe ndonjë vendi tjetër. Kosova nuk është më një çështje për paqen që duhet diskutuar, sepse sot është një shtet i ndërtuar me të gjitha institucionet dhe po zhvillohet me shpejtësi. Nuk e kemi harruar çfarë ka ndodhur, por po ecim përpara. Nuk do të ngecim në të shkuarën,”- tha Hoxha ndër të tjera.

NOA

Çfarë tha Putin?

Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin ka thënë se republikat e Donbasit kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e Pavarësisë. “Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”,- ka thënë Putin.