Meta: Mirëpresim investimet japoneze. Ibuki: Shqiptarët rol të rëndësishëm në Ballkan

446
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta pret kryetarin e Dhomës së Përfaqësueseve të Japonisë, z. Bunmei Ibuki 

Kryetari i Kuvendit i Shqipërisë z. Ilir Meta priti dje në një takim të veçantë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Bunmei Ibuki. Gjatë takimit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe shprehu bindjen se ato duhen forcuar më tej, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Në këtë kuadër, z. Meta shprehu vullnetin e Shqipërisë për të mirëpritur një rritje të investimeve Japoneze jo vetëm në vendin tonë, por përmes Shqipërisë në të gjithë rajonin tonë. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit z. Meta falënderoi homologun e tij Ibuki për mbështetjen që Japonia ka dhënë për njohjen e shtetit të Kosovës. “Vizita provë e qartë e vëmendjes që Japonia i kushton forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Kemi vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri- Japoni dhe kemi ndarë bindjen që duhen forcuar me tej si në aspektin ekonomik edhe tregtar në fushën e arsimit shkencës dhe drejtime të tjera. E vlerësojmë mbështetjen japoneze. Marrëdhëniet ndër parlamentare hyjnon në një fazë të re më dinamike. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur grupin e miqësisë Shqipëri-Japoni. Në aspektin ekonomik vlerësojnë asistencën japoneze në granteve dhe projekteve në fushën e bujqësisë dhe infrastrukturës. Do çojmë më tej bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve”- u shpreh Meta. Më tej ai falënderoi Japoninë për mbështetjen që po i jep Kosovës. “Falënderim për vlerësimin që Japonia i ka bërë Kosovës dhe mbështetjen që vazhdon ti japë Kosovës. E ka siguruar kolegun tim për angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Shqipëria dhe Japonia janë dy vende dhe popuj miq”. – theksoi Meta. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, z. Bunmei Ibuki vlerësoi procesin e paqtë demokratik të Shqipërisë dhe reformat e arritura gjatë kësaj periudhe në politikë dhe legjislativ. Gjithashtu z. Ibuki u shpreh se roli i shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera është shumë i rëndësishëm për të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon. “Dua të flas për dy momente të rëndësishme, siç ishte dhe vizita që patëm në QSUT, ku qeveria japoneze ka dhënë fonde për investime në këto ambiente. Pamë që aty kishte personel mjaft të edukuar. Në rastin e Shqipërisë, procesi demokratik i vendit është ajo çka më ka prekur. Procesi i demokratizimi këtu ka qenë i paqshëm dhe i mirë. Roli i shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon është tepër me rëndësi për stabilitet. Ky ndikim mund të çojë për paqe dhe stabilitet në nivel global. Për të bërë të mundur këtë ndikim, do bëjmë të mundur të rrisim bashkëpunimin mes dy qeverive tona në fushat ekonomike.”,-tha gjatë fjalës së tij Bunmei Ibuki, u shpreh Ibuki.