Nisin hetimet për Elvis Roshin, pas kandidimit të së afërmit të tij në radhët e opozitës në Kavajë

60
Sigal

SPAK kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj. Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet, por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme, e cila refuzoi pushimin  hetimeve të prokurorisë së Durrësit.Me kalimin e kohëve Elvis Rroshi u bë simboli i sulmeve të demokrateve, edhe pse ai ishte në një ndër kryebashkiakët që transformuan qytetin e Kavajës. Publikisht ai është tërhequr nga jeta aktive politike, por tërthorazi në 11 Maj pritet të angazhohet, ironikisht për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Arsyeja lidhet me kandidimin në Qarkun e Tiranës, ku bën pjesë Kavaja të djalit të xhaxhait të tij, Elton Roshi. I afërmi i  Elvis Rrroshit, Elton Rroshi është Kandidat për deputet në listën e koalicionit të opozitës, fakt ky që ngre pikëpyetje me aksionet e drejtësisë për goditjen e Rroshit, ish kryebashkiak. Pritshmëritë me Elton Rroshin për këtë kandidaturë janë që të sigurojë dy mandate në Kuvendin e ardhshëm.