“Alo, Edi jam”, si i përgjithet deputeti i opozitës telefonatës së Ramës: Ça, alo, alo mua…(video)

344
Sigal

TikTok është rrjeti social i momentit, në një kohë që ka gjetur përdorim në masë tek të rinjtë dhe jo vetëm në të gjithë botën.

Një video e ka postuar dhe deputeti i Opozitës Parlamentar, Halit Valteri, i cili ironizon kryeministrin Edi Rama.

Ai ka përdorur pjesë nga fragmenti “Alo, Edi jam…” që kreu i qeverisë e përdori për t’u përgjigjur në telefonin e çdo qytetari shqiptar për t’i kujtuar masat anti-Covid gjatë kohës së karantinës.

Këtë pjesë, deputeti Valteri e ka bashkangjitur me pjesë nga komedia e njohur shqiptar “Pallati 176”.

“Ti je mo? Po ça alo alo, mua po më lodhet koka këtu,” thotë ai me lëvizje, ndërkohë që është zëri i personazhit të Sandrit në komedi.