Alizoti përplaset me Bashën: Nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore

174
Sigal

Deputeti i PD Tmor Alizoti mësohet se ka debatuar me Lulzim Bashën në mbledhjen e sotme të kryesisë së grupit parlamentar. Situatë përballë zotit Berisha dhe diferencimi që po ju bëhet deputetëe që kanë qenë pjesë e foltores, janë argumentuar nga Alizoti. Edhe pse nuk ka qenë në foltoren e zotit Berisha ne Berat, deputeti i këtij qarku, i ka thënë kryetarit Basha se nuk duhet të pengojë praninë e deputetëve në foltore.

“Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale. Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje. Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” Mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti