Ristani lë pa tekst Salianjin/ Heshtje e gjatë dhe… Ndiqeni VIDEO-n

258
Sigal

Ish-Sekretari i PD Arben Ristani ka ndërhyrë në emisonin ‘Çim Peka Live’ ku ka kundërshtuar pretendimet e deputetit të PD Ervin Salianji, se Kuvendi Kombëtar nuk mund ta shkarkojë Lulzim Bashën.

Ristani: Kuvendi mblidhet dhe merr vendimin e vet, mblidhet dhe kini parasysh se Kuvendi ka kompetencë deri në shkrirjen e partisë. Jo se do të ndodhë por e thash për gamën e gjerë të kompetencave që ka Kuvendi. Kuvendi mblidhet, merr vendime, ndryshon statutin, ndryshon çdolloj procedure, hyn në fuqi statuti i ri dhe fillon vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit mbi bazën e rregullave të statutit të miratuar. Pra, mund të zhvlerësojë çdo rregull të mëparshëm dhe të vendosë rregulla të reja për mënyrën si do të funksionojë partia më tutje.  

Pas kësaj ndërhyrje të Ristanit, Salianji vendosi të heshtë, duke mos bërë asnjë koment, as pohues, as mohues.