Albert Veliu merret në pyetje për 5 orë tek Krimet e Rënda, ja çfarë dëshmoi

671
Sigal

Prokuroria mban përgjegjësi pse lejoi ekstradimin e Agron Xhafaj në Itali, ndërkohë që heton audion

Prokuroria ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se ka filluar hetimet për audion e publikuar nga PD-ja për aktivitetin e deritanishëm kriminal të Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërkohë, që ka dërguar ftesa për 3 eksponentët e PD-së, të cilët publikuan audion.

Gabimet e prokurorisë në çështjen “Audio” të Agron Xhafaj

Gabimi i dytë e prokurorisë, është se lejoi ekstradimin e Agron Xhafaj në Itali, duke mosvepruar menjëherë për t’i ndaluar daljen jashtë Shqipërisë, meqë duhej detyrimisht të fillonte hetimet . Gabimi i tretë i prokurorisë është se nuk i ka marrë provën e zërit Agron Xhafës, nuk i ka marrë as deponimin e tij, faktorë këto, që mund të çojnë edhe në dështimin e hetimeve të mëtejshme të çështjes së audios. Prokuroria ende nuk ka thirrur as kryeministrin Rama për deklaratën e tij se audioja nuk është origjinale, për ta pyetur se ku e gjeti audion kryeministri, derisa është prokuroria që e ka sekuestruar. Mos vallë, ka edhe kopje të tjera të audios? Prokuroria duhet ta hetojë këtë, ndoshta janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Gjithashtu, prokuroria duhet të thërrasë kryeministrin Rama pse publikon rezultatet e ekspertizës të audios, ndërkohë që ajo është provë e hetimit të një vepre penale, ku ende nuk është dhënë versioni zyrtar i prokurorisë.

Dëshmitari X thirret në prokurori

Albert Veliu, i identifikuar si “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gati 5 orë. Fillimisht ai është parë në selinë e Partisë Demokratike ku është takuar me sekretarin Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji, më pas i shoqëruar nga avokatet Artan Murrizi dhe Ivi Kaso i është drejtuar organit të akuzës. Ai është marrë në mbrojtje. Gazeta “Telegraf” informon se dëshmitari shoqërohej nga një grup personash që e ruanin. Nuk dihet nëse Veliu është paraqitur me vullnetin e tij, apo është thirrur nga Prokuroria. Ai u paraqit në prokurori rreth orës 11:00 dhe doli nga prokuroria në orën 16:00. Ai mësohet të jetë pyetur se si ra në kontakt me Agron Xhafajn, se si u bë plani për të trafikuar hashash dhe pse ky plan nuk u realizua. Dëshmitari X mësohet të jetë shprehur se pengesë janë bërë përmbytjet në zonën e Vlorës dhe fakti që deti gjatë gjithë asaj periudhe ishte i trazuar. Gazetarja Lala foli për një dëshmi të detajuar, ndërsa sqaroi se për të vërtetuar autencitetin e video-përgjimit Veliut i janë marrë kampion zëri për krahasim. Një ditë më parë, Albert Veliu u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga PD flet me Agron Xhafën për pazare droge. Bashkëpunëtori X është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana dhe mësohet se ka konfirmuar në Prokurori atë që ka deklaruar në videon e publikuar ditën e pardjeshme. Prokurori Genci Qana po heton kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj deputeteve të PD për audio-përgjimin.