Kreu i shtetit priti Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Prioritet: BE, NATO dhe gjuha shqipe

596
Sigal

Presidenti Meta priti Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, zotin Bujar Osmani. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.