FMN përplaset me qeverinë që të jetë e kujdesshme me financat dhe të mbështetës shtresat në nevojë, pasi inflacioni në Shqipëri nuk është i importuar, por ka ardhur prej rritjes fiktive të çmimeve , fitimet e të cilave duhet të shkojnë për të varfërit dhe uljen e borxhit dhe jo për ivenstimet e oligarkëve. Mbi 12% e shpenzimeve të familjeve shkojnë për energjinë, dhe mbi 55% e pensionistëve mbi 65 vjeç nuk kanë ngrohje të përshtatshme
Përmes një raporti në përmbyllje të vizitës në Shqipëri, FMN deklaron se është e nevojshme që të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni. Fondi Monetar Ndërkombëtar kundërshtoi deklaratën e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj se rritja e inflacionit është e importuar. Rritjen e inflacionit e kemi inflacion të importuar.“Inflacioni nuk është i importuar dhe kjo po cënon ekonominë vendase. Duhen politika për të stabilizuar këtë situatë”,- tha zyrtari i FMN-së. Përveç kësaj, qeveria thotë se ekonomia vijon të jetë stabile dhe nuk i ka ndjerë ende efektet e krizës që do të vijë. Edhe ky fakt përgënjështrohet nga FMN, që pohon se edhe pse efektet e krizës të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë janë të kufizuara, ato janë të ndjeshme. “Ekonomia shqiptare po përballet me krizën e Ukrainës. Efektet janë disi të kufizuara, por po ndjehen rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë.”Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë të jetë e kujdesshme nga ana financiare dhe të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë.‘Mbështetja fiskale duhet të jetë e përqëndruar tek ata, që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm. Sipas Fondit, qeveria duhet të mjaftohet me masat aktualisht të ndërmarra dhe të përdorë të ardhurat shtesë nga taksat për të ulur borxhin publik.Qeveria shqiptare krijoi dy borde, të cilat mbështeten në disa llogari mbi kostot për të përcaktuar çmimet e disa mallrave bazë si karburant, miell, vaj e sheqer. Nuk dihet nëse qeveria e ka marrë këtë model nga ndonjë vend tjetër dhe është e vështirë të kuptohet se sa efikase është kjo politikë.
“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve,” thuhet në deklaratë.
Por ndonëse rekomandon “mbështetje të mirëorientuar për të varfërit”, FMN thotë se masat sakaq të ndërmarra nga qeveria me ndryshimet në buxhetin e shtetit “janë të mjaftueshme” dhe se të ardhurat shtesë të qeverisë nuk duhet të përdoren për gjë tjetër veç uljes së borxhit.
Por ndryshe nga këshilla e FMN-së për të përdorur të ardhurat shtesë për ulje të borxhit publik, qeveria duket se ka në plan të shpenzojë një shumë të majme në ndihmë të bizneseve të kontraktuara prej saj për punë publike.
FMN vëren se është e domosdoshme që Shqipëria të ulë borxhin publik për sa kohë ka mundësi për shkak se bashkë me inflacionin janë në rritje edhe interesat e borxhit dhe kushtet e financimit.
Xhelal Mziu: Të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo e keqe e madhe që ka emrin “Rilindje varfërie dhe shpopullimi”!
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar për situatën e vëshitrë, që ndodhen qytetarët si pasojë e rritjes së ccmimeve. Ai ka faktuar me anë të shifrave se si rritja në stratosferë e ccmimeve ka pasuruar buxhetin e shtetit dhe varfëruar shqiptarët. Ja reagimi i plotë: Rritja e çmimeve ka dhënë efekt pozitiv në arkën e shtetit dhe negativ në xhepin e qytetarëve. Vetëm në Shqipëri ndodh një krizë si kjo ku shteti merr 285 milionë euro më shumë nga rritja e çmimit dhe qytetarët blejnë shumë herë më pak ushqime, produkte dhe shërbime, sepse të ardhurat i kanë të kufizuara! E vetmja qeveri në botë që nuk uli taksat dhe tatimet, që nuk rriti pagat e pensionet, që nuk subvencionon fermerët, që nuk mbështet biznesin dhe familjet në nevojë! Nga të dhënat zyrtare kemi 285 milionë euro më shumë të arkëtuara në buxhet në 4 muajt 2022 krahasuar me 4 mujorin 2021! Niveli i suficcitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard lekë, krahasuar me 14,8 miliard lekë në 2021 ose 4,4 miliardë më shumë!
Performanca 4-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve!
Të Ardhurat: Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 187.8 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 34.7 miliard lekë! Të ardhurat e arkëtuara nga DPT dhe DPD, u vlerësuan në masën 165.1 miliardë lekë, 33.2 miliardë ose 25.2% më shumë, me vitin 2021.
Shpenzimet: Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 145.1 miliard lekë. Shpenzimet kapitale për periudhën 4 mujore të vitit 2022 është 15.5 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 43.7% më i ulët ose rreth 12.06 miliard lekë më pak. Niveli i suficcitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard lekë, ku niveli i deficcitit rezultonte në masën 14.8 miliard lekë, për periudhën 4 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficcitit !!Dhe një paketë rezistence që premtoi kjo qeveri nuk u implementua dhe pse ishte 6 herë më pak nga përfitimi i qeverisë! E vetmja zgjidhje ngelet vetëm një, ngritja e qytetarëve në protestë, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo e keqe e madhe që ka emërin “Rilindje varfërie dhe shpopullimi”!