Reagimi Ndërkombëtar/ Pack i kërkon PE ndëshkimin e Flekenshtein. Mediat Amerikane: Mijëra qytetarë rrethojnë parlamentin

462
Sigal

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, i ka kërkuar PE-së, që të marrë masa ndaj raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Dors Pack në rrjetin social: “Nëse është e vërtetë se Knut Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës së PD-së që të pranojnë mandatet, ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Evropian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij.” Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Fleckenstein, ishte pjesë e delegacionit të PE-së, që zhvilluan një vizitë në vend javën e shkuar. Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Fleckenstein tha se parlamenti duhet të vijonte punën me deputetët e tjerë që do pranonin mandatet, ndërsa është fotografuar duke u takuar më një nga kandidatët e LSI-së për deputet.