Akuzat për blerje votash, Bumçi: Pranoni rezultatin. Meta: Mos hapim historinë e tokave të Shën Kollit

331
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është përplasur dot edhe me deputetin demokrat Aldo Bumçi, i cili akuzoi LSI-në për blerje votash në qarkun e Lezhës.
JA DEBATI:
Meta: Dua ti jap nja dy pergjigje të lehta Aldos se të rëndat nuk i mban dot ky. E di mirë PD në Lezhë se si janë bërë pazaret. Po si dite pyet ata kandidatët se ti kanë thënë edhe publikisht atje…fole për transparencë por për debat si dole deptuetes në Lezhë, keni 2 muaj që e keni ndaluar kandidatin te ballafaqohet. Do ikim edhe ne shtepite e lezhjaneve kur na ftojne, absolutisht ikim edhe bashkë në shpitë e lezhjanëve, ti dil bëj debat me deptueten edhe kandaidati juaj të dalë në debat me kandidatin tone, si ka ndritur Shën Kollin të ndrisë edhe bashkinë e madhe të Lezhës.
Bumçi: Kisha katolike Sqiptare: Kush shet votën me cdo cmim ka shtiur nderin e vet dhe dinjitetin…pse ambsadori amerikan flet për mos shitje votash? kandidati jonë në Shën Koll është i provuar, ka qeverisur për 12 vite
Meta: Nxirre në debat me këtë kanidatin tonë që është i dobët.
Bumçi: Nesër në debat
Meta: Aldo ka hallin e socialistëve ka të drejtë
Bumçi: Jeni në hall, pranoni rezultatin e qytetarëve, është mirë ta dimë të vërtetën sa vota marrim
Meta: Është akoma më mirë të mos tjetërsosh tokat e tjetrit. Mos te hapim historinë e tokave të Shën Kollit tani. Po mund ta marresh prap fjalen ne s’kemi frikë nga fjala e lire ne
Bumçi: Qytetarët s’mund të votojnë për dikë që do ta kthejë Lezhën në ciflig
Meta: Ta gëzojë Frrani po do i takoj edhe peshkaktarët unë këtë javë. Po sigurisht Lezha e rëndësishme është se është vendi i besëlidhjes së Skënderbeut patjetër.