Kosova: Do bëj 40% më shumë se ç’po bën Basha në Bashki

452
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të rrugës Qemal Stafa dhe 4 Dëshmorët, në turin e tij, programi në komunitet.
Kosova theksoi se projekti i tij ka të bëjë me lagjen ku jetojnë banorët e shqetësimet e tyre të përditshme.
“I pafsh hajrin popullit të Tiranës. Kaq di të të them unë. Merr xhaketën në krah e shko lagje në lagje”, thotë një qytetar. 
“Meqë ke dalë dhe ke ardhur do të votojmë për ju. I shikon koshat që mungojnë?”, shprehet një qytetar. 
Kandidati për kryebashkiak u fut në oborrin e një shpie ku takoi familjarët dhe ndau me ta shqetësimet e të përditshmes.
“Unë do ti them zonjës së shtëpisë që siç ka bërë këtë oborrin e shtëpisë së vet, unë kam marrë përsipër për të bërë Tiranën. Kam pasur mundësinë për të shëtitur Tiranën cep e më cep. Kam pasur aq shumë mundësi këto ditë sa kurrë në jetën time nuk e kam pasur këtë mundësi. Jo vetëm Tiranën, por edhe periferinë e paimagjinueshme sa kishte shkuar. Kam parë fshatrat deri në Shën Mëri, deri në fshatin Kus, i cili ishte në kufi me Ndroqin, me Vorën dhe nga nuk kam shkuar në këmbë, sepse çdo lloj takimi që bën në këmbë, çdo lloj ideje që merr, çdo lloj situatë e papëlqyeshme që shikon ose çdo lloj mundësie që ti shikon për të bërë më të mirën, është një frymëzim është një impuls, sinqerisht është një shplodhje ose një grumbullim energjish për ta filluar punën siç duhet mbas datës 21 Qershor. E kam ndarë mendjen të kem më shumë përgjegjësi dhe të jem në shërbim të 1 milion banorëve. 
kosova
Kosova premtoi ndër të tjera se do të bëjë dhe 40% më shumë nga çka bërë Bashkia aktuale me lekët që ka patur në dispozicion. 
Kosva ka ripërsëritur edhe ftesë ndaj Kryeministrit Rama për kafe. Kjo sipas tij vjen në të mirë të qytetarëve, përtej krahëve politikë.
“Jam gati,kur them kafe ska rëndësi kafe, me ujë të ulem në tavolinë me Kryeministrin Rama për të bërë më të mirën për qytetarët. Nuk e kam shaka mos ma merrni për batutë. Kërkesën e kam të sinqertë, për hir të qytetarëve”, tha Halim Kosova. 
Sigal