Ngrihet akuza e dytë për Zaev, prokuroria: 5 vite burg për mitmarrje

462
Sigal

Prokuroria në Shkup ka konfirmuar sot se ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev është ngritur aktakuzë për mitmarrje.

Gjykata Penale në Shkup ka konfirmuar se aktakuzën pasi lideri i opozitës, si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro rryshfet për të kryer një proces për privatizimin e një toke shtetërore.

Nga kjo gjykatë kanë theksuar se akt i akuzës është në duart e një gjykatësi përgjegjës i cili do të duhet të jap vendimin.

Dënimi më i lartë për këtë vepër është 5 vjet burg. Kjo është aktakuza e dytë e ngritur kundër Zaevit, pas asaj lidhur me aferën e përgjimeve apo rasti i ashtuquajtur “Puç” ku ai akuzohet për spiunim dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sekreteve shtetërore. (INA)