Itali/ ‘Më jep 50 euro të të jap telefonin. Shqiptari bie në kurth

276
Sigal

Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga karabinierët me akuzën për zhvatje.

28-vjeçari, i padënuar më parë, rezident prej kohësh në Itali, mori në zotërim celularin e një klienti në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

Shqiptari kontaktoi me italianin 37-vjeçar përmes gruas së këtij të fundit, numrin e së cilës e gjeti në telefon. Ai ishte gati t’i kthente telefonin të zotit në këmbim të 50 eurove.

Italiani ra dakord me kërkesën dhe pranoi takimin sot pranë vendit të tij të punës, por ndërkohë njoftoi edhe karabinierët.

Agjentët ndërhynë në momentin që shqiptari mori në dorë kartëmonedhën 50 euro.

I hutuar nga ngjarja dhe me sa duket i pavetëdijshëm se veprimi i tij ishte i paligjshëm, tani shqiptari do të përgjigjet për akuzën e zhvatjes.

Për momentin gjendet në arrest shtëpie, në Altopascio, në pritje të vlerësimit të masës së arrestit.