Akuza e fortë e Braimllarit: Çfarë lidhje ka Ngjela me vrasjen e Dritan Avdylajt në Shijak

585
Sigal

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur një akuzë të fortë ndaj avokatit Spartak Ngjela.

Braimllari pyet në faqen e tij në Facebook, se çfarë lidhje ka Spartak Ngjela me vrajsen e Dritan Avdylajt në 4 rrugët e Shijakut në 1996.

‘Para se avokati i FBI Spartak Ngjela të flasë për të ardhmen e Shqiperisë Sorosiane duhet të sqarojë njëherë e mire se çlidhje ka ai me vrasjen e Dritan Avdylajt të 4 rrugët e Shijakut në 1996 dhe se çfarë e lidh me Tofik Hykën, në të kundërt do sqarohet njëherë e mire ai dhe protektorët e tij’, shkruan Endrit Braimllari në Facebook.