Lulzim Basha: Në zgjedhdjet e 18 qershorit 2017, duam votim elektronik

586
Sigal

Kreu opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se PD-ja është “PRO” çdo varianti që u jep pushtet qytetarëve, përfshi listat e hapura, sistemin maxhoritar, madje edhe zgjedhjen e kandidaturave për deputetë me votim nga anëtarët Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është, se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por do të vendosin qytetarët. Në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votës, por do të vendosë vullneti i qytetarëve. Zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, për shkak të moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit, problemit të madh të shndërrimit të Shqipërisë në një parajsë të narko-trafikut, shitblerjes së votës, e cila jo vetëm nuk është ndëshkuar sipas ligjit, por është amnistuar nga Rama, përmes mos garantimit të votës së qytetarëve. Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëhere deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve. Për këtë platformë është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Platforma përfshin:
votimin elektronik dhe numërimin elektronik; reformën e financimit të partive; kufizimin e shpenzimeve në fushatë; barazinë në aksesin mediatik; mospërdorimin eburimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe një sërë aspektesh të tjera. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me çuarjen përpara të reformës zgjedhore, e cila u jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme, qytetarëve dhe jo kriminelëve, vullnetit të tyre dhe jo varfërisë që dikton shitblerjen. Opozita parlamentare sot është dakordësuar që çështja numër një, problemi numër një, që kanë Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe e gjithë energjia jonë, i gjithë fokusi ynë sot, i gjithë aksioni politik sot, brenda dhe jashtë Parlamentit, do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si interesi parësor i çdo shqiptari, jo vetëm i opozitës, jo vetëm i së djathtës, por i çdo shqiptari.
Të mos futemi në detaje, të cilat paragjykojnë veprimin tonë. Ne besojmë se shqiptarët si shumicë dërmuese, me përjashtim të një grupi përfituesish nga kapja dhe prishja e zgjedhjeve, që janë disa kriminelë dhe disa qeveritarë të korruptuar me klientët e tyre, duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ky është një moment për t’i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me këtë agjendë që është agjenda kombëtare, jo vetëm opozitare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sigurisht, që Edi Rama e ka shpalosur që ditën që kaloi ligji, dëshirën e tij për ta shfuqizuar këtë ligj. E ka shprehur që në fillim që e shikon si një ligj antikushtetues. Ky do të ishte një atentat i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë. Jam i sigurtë që është një përpjekje që do të dështojë me turp. Pavarësisht nga kjo mbetemi thellësisht të prokupuar nga ritmi i papranueshëm, i ngadaltë i zbatimit të ligjit për dekriminalizimit që mbetet një nga kushtet themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.