AKIP, protestë prej disa orësh para Parlamentit, lirohen dy aktivistët

472
Me pankarta e thirrje “Jo plehra në Shqipëri” “Unë vendos, dhe unë them jo” aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave  dhe mbështetës të saj janë mbledhur para Kuvendit dhe shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë kalimin e ligjit.
Aktivistët, një grup, janë vendosur përpara Parlamentit që prej mbrëmjes së 23 nëntorit kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve.
Sigal

Shoqerimi i aktivisteve

Në mëngjes protestuesit pretenduan se policia ka ndërhyrë me dhunë, duke shoqëruar edhe dy persona, të cilët më pas u liruan dhe iu bashkuan protestës.

Sipas aktivistëve dy të rinjtë që u shoqëruan ishin: Irel Elezi dhe Oltion Zeka.

Protesta mbreme 

Protesta e mbrëmjes së djeshme nisi për ti paraprirë asaj të sotmes, të cilët kanë paralajmëruar që do jetë një protestë në përmasa më të mëdha.

“Policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur dhe na tha që nuk keni leje për të zhvilluar protestën”, janë shprehur protestuesit. Ata kanë deklaruar se  policia i ka thënë se sot projektligji për mbetjet nuk është në rend dite në seancë.