Akademiku Fuga: Po pse me vaksina me trafik do çpojmë b*thën ne, tregoni burimin

302
Sigal

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili mbajti sekret vendin nga janv siguruar vaksinat anti-Covid. Rama në konferencën për mediat tha se nuk mund të tregonte vendin se nga janë siguruar dozat e para të vaksinave, por tha se kanë mbërritur rreth 970 doza.

Fuga në reagimin e tij shprehet se shëndeti publik do transparencë të plotë. Në këtë kuadër, Fuga shkruan në rrjetet sociale se duhet publikuar jo vetëm vendi nga vijnë vaksinat, por edhe logo e laboratorit, pasi nuk mund të çpojmë bythët me vaksina me trafik jo transparent, jo legal.

Ja postimi i plote:
Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t’i cpojme bythet ne? (Me falni per termin) Tregoni mo jo vetem logon e laboratorit, por edhe burimin e shperndarjes te tyre, kontraten, cmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shendeti publik do transparence te plote. Ore mund te shesi njeri medikamente duke thene i gjeta ne rruge? Shendeti publik kerkon transparence maksimale. Nuk ka sekret per origjinen nga vijne vaksinat! Nuk jemi ne kamp perqendrimi ku mjeku te fut injeksionin pa te dhene garancite e transparences.