Ahmet Ҫollaku: Popull, digjni qeverinë, jo pemët

345
Sigal

Uji merr dhe lë një gjë, ndërsa zjarri nuk lë asgjë. Një mal me pemë, do të thotë fruta, shtëpi, letër për libra, qymyr, vaj, anije, energji, testamente dhe mbi të gjitha oksigjen

 

Më mirë merrni dhe digjni qeveri, por jo pemët.

Unë kam lindur në një vend ku pemët janë dhuratë nga Zoti që nga kohërat e lashta, shumë vite para Skënderbeut. Pemët e fshatit dhe malit tim kanë emra të bukur, lis, panjë, lajthi, pishë, bredh.

Nëse do të shikoni me kujdes, në  trupin e ndonjë peme, do  të shikoni  një tatuazh dashurie, do të gjeni një Z të cilin koha e ka tjetërsuar me kohë. Është inicialja e emërit të shoqes së fëminisë time e cila qendrojë pranë meje si  një fluturë, vetëm ca kohë se pastaj më humbi, thjeshtë nuk e mesova ku shkojë… Ajo qyhej Zina që kërcente si kaprol nëpër lulet dhe gjethet e fierit, prane lumit të Peshkut që rridhëte tatëposhtë, me plotë ujvara lozonjare.

Likopathera është mal i fshatit tim dhe unë nuk e lë atë në asnjë nga rezervatet  botërore. Unë do të luftoj sa të mundem sepse Likopathera është parajsa e feminizmit tim.

Pema është një qenie misterioze.

Mund të lindish shumë fëmijë, por pemët nuk bën dot.

Pyjet janë qytete me mijëra qytetarë të gjelbër, një ushtri e rregullt kineze.

Nuk keni nevojë për armë, bomba kur me to, nuk mund të shuajmë zjarre,  përkundrazi, armët janë shkëndija zjarri.

Si do të ishte bota pa pemë, pa male, pa lule, pa bletë, pa zogj, pa dallëndyshe, pa bilbila, pa kafshë?

Kur shkova  në Rumani për studime vite më pare, treni kalojë nëpër qytetin Predial, aty ne dalje nga Hungarisë. Tani pas shumë vitesh, qytetin Predal e mbaj  mire mend se kishte plot pisha dhe bredha të gjelbër në të dy anët.

Ne ecim në një rrugë të gjatë, por kur nuk shikojmë një pemë, këmbët nuk na bëjnë të ecim më tej. E, sa e gjatë është rruga pa pemë!

Pemët na mbrojnë nga dielli, nga shiu, pemët janë një vend takimi.

Kur shkrepni një shkrepëse  për të ndezur një cigare dhe e hidhni atë  në tokë pa e shuar mire, I keni vënë  zjarrin vetes dhe botës.

Shkretëtira është një ferr i pafund nëse nuk shikojmë një pemë të vetme. Shkretëtirat mbahet mend nga oazet dhe pemët e gjelbra, jo për rërat dhe dunat e pafundme që ndryshojnë formë çdo njëzet e katër orë.

Mund ta imagjinoni një botë pa pemë? Bota mund të mendohet pa qeveri, por jo pa pemë. Kush është parësor, njeriu apo pema?

Tymi i zjarreve të pemëve është lot që ngrihen në qiell.

Ku është fondi i OKB -së për mbrojtjen e pemëve, pyjeve, kafshëve, luleve? A nuk duhet që të gjitha fondet e luftërave të transferohen në fonde për mbrojtjen e natyrës, pemëve, kafshëve, luleve…

Pemët janë qytetarë pa  pasaporta në të gjithë botën.

Një mal me pemë, do të thotë një univers i tërë, fruta, qymyr, vaj, anije, shtëpi, pallate, energji, letër për libra, testamente, bombola oksigjeni…

Regjistrimi i pyjeve është para regjistrimit të njerëzve.

Digjëni qeveritarët pa moral, por jo pemët.

Pemët si njerëzit janë zgjedhur nga Zoti.

Pemët kanë emra të bukur, dellenjë, lajthi, rrap, ah, bredh, pishë, vresht, lis, qershi, gështenjë… thanë…

Zjarret mbahen mend si luftëra botërore.

Më 15 Prill 2019,  në Paris u dogj. Katedralja Notre Dame…

Më 16 mars 2017,  në Bibliotekën tonë Kombëtare, ra zjarr.

Ka histori të tmerrshme për zjarret.

Kultura njerëzore vlerësohet për kujtesën e gjatë. Mos harroni Bibliotekën e Aleksandrisë ku u dogjën të gjitha njohuritë njerëzore të botës së lashtë pothuajse një milion dorëshkrime dhe dokumente, 700,000 pergamena…

Pra digjni një qeveri por jo një pemë.