Ylli Dylgjeri: DASH e rrëzoi për herë të 2-të PD-në

222
Sigal

Dje, me shpalljen “non grata” te zotit Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit e rrëzoi seriozisht
për herë të 2-te PD-në. DASH i parapriu Kongresit të
PD me një goditje radikale. Tani jeni 2 me 0. Dje u rrëzua themeluesi, organizuesi, drejtuesi, dhe idhulli i PD-se. DASH dje u tha demokrateve: Filloni nga e para! Organizohuni nga e para. Rizgjidhni drejtimin. Shkolla e derisotme nuk ju vlen me. Trashegimnia antikomuniste eshte bere delet. Nuk ua njohim.
Duhet të ringriheni mbi nje platforme te re.
Kjo goditje ne koke e PD eshte sot nje frakture e rende per nje Parti qe del e lodhur, dhe perçare nga zgjedhjet e kontestuara dhe nga konflikti brenda saj.
Por njëheresh kjo goditje e DASH-it është edhe një pabarazi. Eshtë pabarazi se në shqiperi janë vjedhur zgjedhjet. Faktet po evidentohen çdo ditë, çdo orë.
Ndërkohe, DASH goditi mbi një të vrarë, mbi një të vjedhur, duke prishur balancat. DASH-i u soll me partite politike ne shqiperi si me nje tufë bagëtishe, ku njeres ane i “këput kokën me gjithë brirë dhe tjetres në pushtet ja preh briret për të goditur serrisht.
Publiku ne shqiperi sot pret te levize SPAK! A u reformua? A u trajnua? A u financua? Pse duhet edhe dore e DASH? Kjo nuk eshte me barazi dhe drejtesi amerikane.
PD sot do mbeshtetje, do ndihme, do drejtim, per tu ringritur. DASH ia ka prere koken.