I ftuar në një emision, ish-ambasadori Agim Nesho ka folur për deklaratën e Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Diplomati theksoi se kjo është një deklaratë normale dhe në nivelin e zotit Eskobar pasi kërkesa vijnë edhe nga aktorët lokalë si ambasada e SHBA-së në Tiranë, për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatave të tilla.
Nesho: Këto deklarata janë normale dhe në nivelin e zotit Eskobar pasi kërkesa vijnë edhe nga aktorët lokalë si ambasada e SHBA-së në Tiranë, për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatave të tilla.
Vetë procesi që kanë përfuduan demokratët me referendumin e tyre dhe kuvendin e 11 dhjetorit, e pa qartë opinioni publik se tendenca për të reformuar partinë djhe për të qënë një opozitë e vlefshme për të ardhmen e vendit, për të ndaluar fenomenin e lidhjes së politikës me krimin, për korrupsioni galopant, për mos kontrollimin e qeverisë, për mostransparencën. Shqipëria çdo ditë e më shumë po del nga rruga demokratike dhe është një regjim hibrid i cili ka një kosto jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha forcat politike në botë.
Kemi rastin që është e hapur që fondacioni Shoqëri e Hapur e Soros, ka lobuar që Vuçiç dhe Rama të krijojnë një proces paqeje të qëndrueshme në Ballkan dhe është një mundësi që ata e shohin si një proces që ndihmon.