Presidenti Meta takon Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

200
Sigal

Presidenti Ilir Meta sot ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Në këtë takim Kasami dhe Meta kanë konfirmuar rolin e përbashkët në rrugën euroatlantike. Gjithashtu është biseduar edhe për politikën mes dy vendeve, si një mundësi e fortë bashkëpuimi për të thelluar marrëdhëniet.

“Kënaqësi të takoja Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes “Besa”.

I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, në interes të prosperitetit të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës”.