Ristani: Basha dhe njerëz pranë tij janë të lidhur me afera korruptive, palë me pushtetin kriminal

189
Sigal

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, i ftuar në një emision, komentoi protestën e datës 8 janar 2022.

Ristani theksoi se Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, duke shtuar se është duke shkatërruar Partinë Demokratike.

“Lulzim Basha ka marrë vendime që kanë dëmtuar PD-në. Kishte kohë që njerëzit ishin të bindur se PD ishte bërë palë me këtë pushtet kriminal. Sot Basha i ka duart me gjakun e demokratëve.

Lulzim Basha dhe njerëz pranë tij janë të lidhur me afera korruptive me kullat në Tiranë dhe me korrupsionin në Bashkinë e Durrësit. Basha dhe Policia e Shtetit janë kthyer në armiq të opozitës së vërtetë të vendit”, deklaroi Ristani.