Vritet 30-vjeçari shqiptar, policia arreston menjëherë autorin e ngjarjes

183
Sigal

Një 30-vjeçar me iniciale M.K është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, Policia është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes me iniciale F.B, 34-vjeçar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Ahmeti.