Ndryshojnë taksat vjetore, DPSHTRR jep lajmin e rëndësishëm

384
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë mee dije se ka ndryshuar fatura e taksave të mjetit.

Kjo faturë e re siç bën me dije DPSHTRR ka informacion të plotë si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë faturë do të shtohet dhe element të sigurisë dhe lexim mes kodeve.

“Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”, është ky njoftimi nga DPSHTRR.