FOTOT/ Përplasen tre mjete në Lushnje, plagoset rëndë një nga shoferët

347
Sigal

Mëngjesin e sotëm, në orën 08:20, ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Gorre në Lushnje, ku nga përplasja e tre mjeteve është plagosur një person.

Mësohet se një mjet bujqësor tip freze që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip ‘Benz’ me targa AA 461DY e ngarkuar me bidonë qumështi. Më pas, kjo e fundit u godit nga mjeti tip Benz me targa AA 256 FP.

Si pasojë e aksidentit kamionçina dhe mjeti bujqësor kanë përfunduar jashtë rruge, në kanal, ku edhe u plagos një nga shoferët.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.