Agim Jazaj: Manditin e tretë, për mandatin e katërt…

396
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Haxhi Flaka ishte ndezur tym e flakë edhe andej nga përtej botës, si dikur kur kuvendonin në gazetën “Zeri i Vlorës” me Halo Prushin, e ndiznin zjarr nga: “deti, toka dhe ajri” opinionin publik kundër ligësive, abuzimeve edhe nga qeverisja e sistemit, të lënë pas.

Kukujset i qen ngritur avadan Haxhiut dje, ditën kur kryeministri nga Vlora, u premtoi sërish vlonjateve “ujë për 24 orë” dhe përgjatë (keq) qeverisjes, për mandatin e tretë, për mandatën e katërt edhe vlonjatëve, u thahet buza për ujë!

Haxhiu dhe Halua janë vlonjat me rrënjë e degë, e kanë parë Vlorën, çezmat në banesat e tyre edhe përpara viteve 1990. Në to kishte më shumë ujë dhe në tubacionet e tyre. Madje  qysh at’herë ishin ngritur gjithë ato hidrocentarale, mbi lumenjtë e Shqipërisë, edhe hidrocentrali i “Smokthinës”.

Dhe qeveria e “Rilndjes” për 8 vite, nuk ka vënë dorë, nuk ka ngritur asnje vepër hidroteknike, dhe kabinat e dritave jant të lena shkretë!

Shqiptarët edhe pse i kanë ngritur vet hidrocentralet, mbi lumenjtë e tyre, paguajnë energjinë më të shrënjtë në botë. Emigranti andej nga Italia, kur sheh veten edhe në këtë moshë dhe me këto halle, më mirë në vendin e botës, ndihet shumë i ligështuar dhe i poshtëruar.

Këto ditë edhe ai dhe jo vetëm, kishte ndjekur zgjedhjet e parakohëshme në Kosove dhe Apelonte.

“Të ngrihen në gjithë qarqet Komisonet Zgjedhore me shqiptarët nga Kosova.

Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zvëndësohet me shqiptarët e Kosovës.

Sepse, ata dhanë modelin edhe për shqipartët, përpara botës për modelin e zgjedhjeve!

Edhe lista e zgjedhjeve të formatohen me emra e llagap për deputet, jo me numra për të fshehur kandidatët, ku në numrat e tyre mund të fshihen kriminel, hajdut, të shitur e të blerë në pazarin e Roskovecit!

Të meret modeli i shqiptarëve të Kosovës se si votuan dhe numëruan edhe votat e disaporës.

Dhe të mos votojnë emigrantët shqiptarë, kur në çdo legjislaturë edhe “Rilinda” u ka premtuar dhe mashtruar emigrantët.

Politika shqiptare dhe qeveria e radhës kanë rritur më shumë zullumet, ka rritur më shumë krizën, krimin, borxhin publik, pasigurinë, ka abuzuar me pushtetin, ka poshtëruar edhe rracën shqiptare thot edhe- Haxhiu!

Po dhe shumë vlonjat me rrënjë e degë nga Vlora, ku u ka bërë koka dëng, e shohin të vërtetën në sy, të pikëlluar, ju dhimbset Vlora, vendi, e ardhmja!

Ja modeli, te dera e njerëzve tanë si: Qeverisen, si realizojne zgjedhje.

Babashkëkombasit tanë, të Kosovës zhvilluat zgjedhjet e parakohëshme në pragun të 13 vjetorit të themelimit të shtetit më të ri të Europës.

Megjihëse janë edhe shteti më i ri, i dalë nga shtypja dhe barabria shekullore, fituan lirinë, kanë zhvilluar disa zgjedhje të parakohëshme, na dhanë modelin edhe me zgjedhjet e radhës; konkurimin e pastër, nxjeren e rezultatit për pak orë, pas mbylljes së pocesit të votimit, pranimin e: rezultatit dhe urimin e fituesit nga humbësit.

Edhe humbësit e garës, dhanë e lanë mesazhin: Peshorja e sovranit e thotë fjalën e saktë, verdiktin e pa apelueshëm.

Më mirë një humbje e ndershme se sa një “fitore” e turpëshme!

Bashkëatdhetarët, emigrant erdhët nga gjithë anët e botës dhe u sosën në Kosovën martire, votuan për qeverisjen, shtetin që ëndërrojnë dhe meritojnë!

Në qëndrat e votimeve, nuk kishte banda, as polici me spaleta për të terrorizuar votuesit!

Në gjithë zgjedhjet e shpeshta, të parakohëshme ndryshe nga këtu, shteti AM, atje janë numëruar votat nuk kanë ngatërruar votat, janë zhvilluar zgjedhje e jo vjedhje të votave, vjedhje të pushtetit!

Nuk kanë bërë fushatë me blerje votash, me trastën e miellit, as me demagogjinë demode, nuk kanë deformuar e abuzuar me shpirtin, votën, aspiratën e sovranit…

Bashkëkombasit, nuk aplikonjë votën qorre, votën e instiktit, por demonstruan edhe dje votën e arsyes, votën përcaktuese, votën e progresit…

Në tufat e politikës atje; nuk përzgjidh e nuk qasin krerë të zgjebosur!

Në tribunat, qeversjet, nuk kanë zgjedhur e përzgjedhur prej liderëve; kandidat për deputet e kryebashkiak të inkriminuar, me rekorde kriminale, por kanë zgjedhur bij e bija nënash; me gjak shqiptarie, që ju dhimbset Kosova, Kombi, Rraca…

Qeveritë nuk u janë turrur Tempujve të Historisë, me matrapik, për t’i rrënuar, por i kanë ruajtur si thesare të kujtësës dhe të historisë shqiptare, në breza!

“Ju na kini frymëzuar edhe me zgjedhjet e djeshme, për zgjedhjet e nësërme!

Në pragun e 13-të viteve, të shtet-formimit, politika e Kosovës dha një model të muguar, sa dhe të ëndërruar: Si zhvillohen zgjedhjet për zgjidhje, si funksionon e drejta themelore e Njeriut për Shteformim”!- shton Xhikja

Po politikanët e shtetit am, “shtetarët”- të marrët, dhe militantët e verbuar, a mësuan ndo pak dje, modelin, shëmbullin, a ndihen të përdhosur dhe kokëulur përballë modelit, emancipimit dhe qytetrimit, te dera e shqiptarisë, dhe përballë shëmtia e këtyre?!…

A e shohin veten në pasqyrë, dhe përballë kësaj pasqyre?!

Ky është zemërimi dhe apelimi i Haxhi Flakës dhe jo vetëm, nga përtej botës, dje në ditën e vizitë së Kryeministrit, në Vlorën Historike!