I shkatërruan Ferrarin, krimineli i rrezikshëm “denoncon” policinë

212
Sigal

Një kriminel i dënuar nga Mbretëria e Bashkuar po padit policinë lokale për shkatërrimin e tij Ferrari 458 Spider.

35-vjeçari Zahid Khan, u arratis në Dubai pak para se të dënohej për disa vepra penale përfshirë edhe pastrimin e parave.

Ai po përballet me një dënim prej 10 vjet burg në Britani, por jeton i lirë në Dubai. Tani, Khan është duke paditur Policinë e West Midlands për “shtypjen” e Ferrarit të tij 458.

Khan pushtoi titujt e mediave në prill 2017 kur parkoi super veturën e tij në trotuar pranë Gjykatës së Birmingham. Pas kësaj, autoritetet lokale e sekuestruan dhe shkatërruan makinën.

Duke folur me Mail Online , Khan tha: “Tani kam filluar procedurat kundër Policisë së West Midlands për sjelljen e tyre të paligjshme në lidhje me makinën time Ferrari 458 me vlerë 200 mijë paund”