Agim Jazaj: Ata që vrapojnë dhe ata që pengojnë…!

348
Sigal

Kanë humbur udhën, apo u kanë zënë udhën? Në moshën djaloshare, kur shkoja në vendlindje, zbrisja në qëndër të sektorit, buzë Vjosës, ku ishte: shkolla 8 vjeçare, ambulanca, mapua e Qatipit… Djemtë, pasi linin punët e ditës, të lodhur, shlodheshin, duke zhvilluar ndeshje futbolli, midis skuadrave…Dilja si në podium, te shkallët e mapos dhe shpesh transmetoja ndeshjen.  Më pëlqente të, kopjoja të famshmin Ismet Bellova.  Loja vazhdonte nga lojtarët, me zbatimin e rregullave të lojës, madje duke i rënë edhe bilbilit, me vërshëllimë!  Lojtarët luanin me topin…Por ishte dhe një lojtar “shtatë lartë” që godiste jo vetëm topin, por më shumë qëllonte këmbët e kundërshtarit dhe i hidhte për tokë lojtarët. Vazhdoja transmentimin e ndeshjes nga “tribuna” me zë të lartë: “Tani përballë kundërshtarit me topin në zotrim, ndodhet lojtari “shtatë lartë”, Leko Gjoni, i cili nuk lufton me topin, nuk godet topin, po qëllon nga këmbët kundërshtarin, dhe e ka hedhur shakull në fushë, futbollistin e skuadrës kundërshtare”!… Lojtarët dhe tifozët e shihnin të rrëzuarin për tokë nga Leko “Gjigandi”, dhe i’a jepnin të qeshurës, në majë me humorin edhe nga transmetimi i ndeshjes prej “komentatorit”!

*Kanë kaluar mjaft vite dhe më kujtohen ndeshjet e futbollit dhe Lekoja, miku im atëherë.

Dhe tashmë kur e kujtoj me nostaligji, më dalin përpara taborre, që luajnë sot sidomos, në “skuadrat” e politikës, të cilët nuk luajnë me topin për të vrapuar, po luftojnë nga këmbët e “kundërshtarit”; duke i penguar e rrëzuar!…

Dhe nuk janë pak, por taborre, lojtarë të tillë që ngjajnë me leshkot, të cilët nuk luftojnë me topin, po me këmbët, nuk vrapojnë për të fituar, por lodhen duke penguar.

Nuk i gjejnë dot, kanë humbur rrugët, apo u’a kanë zënë udhët të pa udhëve?!

Dhe ajo pjesëz abstrakte: A do të binden (dhe kurrë nuk kanë për t’u bindur), edhe pas zhvillimit të kuvendit të datës 30 Prill, ku morën pjesë gjithë antarësia, e përfaqësuar, e gjithëpërfshirë aspirata e shoqërisë, e zgjedhur në rrugën më demokratike.

Pjesëmarrja dhe përzgjedhja e figurave publike, figura të konfiguruar nga veprat, kontributet e jo nga karriget, pjesë idealiste, jo komercialiste…

Madje shumë kanë shënuar fortë në shënimet e tyre dhe në kujtesë fjalëmbajtjen- apeluese; me tingëllimin e sotëm për të nesërmen e Shqipërisë të gazetarit, analistit Artan Hoxha:  “Ju u vetëmblodhët dhe morët një vendim, mbajtët një qëndrim. Qëndrime, të cilat do të mbeten në historinë e kësaj partie dhe ju patët kurajën dhe vetëbesimin t’i thoshit dhe Amerikës, linjës zyrtare që qeveris sot: Gabon kur mbështet pa kriter dhe pa kut këtë qeveri; gabon kur godet pa kriter dhe pa kut këtë opozitë.  …Unë besoj shumë se me mekanizmin një anëtar, një votë ju do ta shndërroni votën e brendshme partiake nga një numërues, që ndan, në një emërues që bashkon…

 

Ky qëndrim më thotë që ju keni dinjitet, integritet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jesh një partner, përndryshe pa këto cilësi, je vetëm një shërbëtor i mjerë, një vasal i përmjerrë”…

*Ka disa sporte që ndeshen individët me individët si; Boksi, Shahu, Mundja. Pra, këtu matet forca midis dy individëve.

Ndërsa sportet e tjerë, më gjithë përfshirës si; Futbolli, Baskebolli, Volejbolli etj, janë sporte që luhen në grup, ashtu edhe në skuadrën e Politikës, luhet në grup. Këta individë, ndoshta janë të “suksesshëm në boks” dhe duan të luajnë edhe në futboll me rregullat, si në ndeshjen e Boksit?! Dhe, nuk është vlerë e atij që i bëhet dhe refuzohet ftesa, por vlerën e ka ai që bën Ftesën, shtrin dorën edhe për penguesin, shkakun dhe dështakun, për t’u gjithëpërfshirë në lojën e Futbollit, për të luajtur në Grup, me rregullat e grupit, jo me egoizmin e individit, të luajë në skuadër, e jo me “topin” vetëm ai, nga porta në portë, pa e pasuar dhe pa kordinuar me të gjithë lojtarët e skuadrës!

Vlerat, dinjitetin edhe këtu, i marrin ata që bëjnë ftesën; për t’u rikthyer në shina, ata që kanë dalë nga shinat!… Fraksionet të ekzistojnë, ndërsa vota e zgjedhësve, zgjedh, përcakton kush janë efikas Edhe kënga, si “kënga” e politikës: “këndohet” në grup, në kor! Zë i çjerrë, që nuk shkon, kur i prish ison këngës, nuk e realizon as konkurimin e grupit, deri dhe përjashtimin e tij… I gjithë trendi i fragmentarizimeve; ka rezultuar i dështuar…A do të binden, (dhe kurrë nuk janë për t’u bindur) ajo pjesëz abstrakte, para konkretes dhe zhvillimit të kuvendimit të djeshëm, për të sotmen dhe të nesërmen? Përballë kësaj “ndeshjeje”, brenda llojit, dallohen pa dylbi; dy kategori lojtarësh: Ata që vrapojnë dhe ata që pengojnë…