Afera McGonigal/ Bardhi: SPAK të mos zvarrisë çështjen, mjafton të marrë dosjen nga drejtësia amerikane

31
Sigal

Në një intervistë, Gazment Bardhi tha se kërkon nga SPAK të mos zvarrisë çështjen e aferës Rama-McGonigal.

“Kallëzimi im është publik. Unë nuk kam firmosur asnjë dokument. Unë kam bërë një kallëzim për këtë çështje. Besoj se është e provuar.

Prokuroria nuk ka nevojë të bëjë hetime të thelluara për këtë rast, mjafton të marrë dosjen e drejtësisë amerikane, ku ka edhe provat përkatëse, ku prokuroria e SHBA ka dalë në atë konkluzione dhe hetimi është i mbyllur.

Mjafton një letërporosi drejtuar SHBA për të tërhequr një kopje të dosjes dhe prokuroria provon fajësinë e kryeministrit Edi Rama, që ka korruptuar një zyrtar të huaj për të përfituar favore dhe më pas në këmbim të kësaj, i ka dhënë edhe vetë favore dhe kjo është e provuar për sa i takon tenderin që lidhet me vendburimet e naftës.

Në kuadër të këtij kallëzimi, i kam kërkuar informacion drejtuesit të prokurorisë para disa kohësh se çfarë po bëhet me kallëzimin tim. Kam marrë përgjigje përkatëse nga zoti Dumani në përputhje me ligjin.

Në atë shkresë më është vendosur detyrimi në përputhje me ligjin që unë të ruaj konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë nga prokuroria. Dhe unë e kam ruajtur konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë.

Por gjej rastin të bëj thirrje publike për mozvarritje të hetimeve dhe për hetim të plotë dhe të paanshëm në këtë rast,” tha Bardhi.