Adi Krasta: Situatë politike dramatike, kemi krizë të mirëfilltë qeverisëse

447
Sigal

Gazetari i njohur Adi Krasta ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Krasta e ka cilësuar dramatike situatën politike në vend, ndërkohë për dorëheqjen e dy ish-ministrave të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit, sipas gazetarit është problematikë dhe krizë qeveritare. “Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shohë me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë, për hir të vërtetës, nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në TV për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar të sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi. Kjo, është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj, se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse”, tha gazetari Adi Krasta.