Kryetari i LSI Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe tenderave të tij të shumtë korruptiv në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Janë të shumta marrëveshjet koncensionare, PPP-ra, tendera të fshehtë apo të hapur, që kulmojnë me atë më të prishjes së Teatrit Kombëtar, që rëndojnë pozitat e Kryetarit të emëruar të Bashkisë së Tiranës.” – shkruan Spahiu.
Postimi i plotë:
Duket qartë që Edi Rama do ta marrë me vete Erion Velinë, jo vetëm politikisht por edhe ligjërisht.
Janë të shumta marrëveshje koncensionare, PPP-ra, tendera të fshehtë apo të hapur, që kulmojnë me atë më të prishjes së Teatrit Kombëtar, që rëndojnë pozitat e Kryetarit të emëruar të Bashkisë së Tiranës.
Janë të shumta abuzimet me pushtetin prej tij, urdhra arbitrarë në kurriz të taksapaguesve të Tiranës që Erion Veliaj një ditë do të përgjigjet.
Duket aq i kapur sa që me protagonizmin e tij për pushtetin e KM-së ja kalon çdo ministri të Qeverisë (në fakt vendi ka kohë që nuk ka qeverisje) si njeriu më aktiv në paligjshmëri në këtë fushatë!