A jemi të rrezikuar nga gripi i shpendëve, flet ekspertja Silvia Bino

157
Sigal

Ekspertja Silvia Bino nga Instituti i Shëndetit Publik flet për rastet e konfirmuara të shpendëve në vendin tonë dhe sa të rrezikuar janë njerëzit nga ky lloj gripi.
Bino u shpreh se janë evidentuar 3 vatra infektimi të shpendëve dhe se rreziku për njerëzit është shumë i ulët pasi nuk ka transmetueshmëri nga shpendët te njerëzit.

“Ne jemi njoftuar dje nga Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe Sigurisë Ushqimore, në fakt ky lloj virusi 5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik , pra një rrezik të ulët për njerëzit.
Janë identifikuar vetëm 3 persona në Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripit 5n8, deri tani nuk ka pasur forma në njerëz dhe nga vlerësimet që janë kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Europiane ku të gjitha të dhënat janë që rreziku për shëndetin publik është i ulët.
Pavarësisht kësaj ne jemi të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe do kryhen hetimet epidemiologjike të përbashkëta në mënyrë që të jemi sa më të kujdesshëm me shëndetin e njerëzve.”

E pyetur se cilat janë shenjat që tregojnë se je prekur me këtë grip bazuar edhe në rastet në Rusi ekspertja tha se janë shenja të lehta.

“Janë shenja fare të lehta, shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperature, por jo simptoma të rënda.
Nuk është si llojet e tjera të gripit të shpendëve dhe nuk transmetohet gripi nga shpendët te njeriu edhe as nga njeriu tek njeriu.”

Bino u shpreh se produktet e shpendëve duhen gatuar me shumë kujdes dhe më pas mund të konsumohen ndërsa për ato produkte që janë infektuar do të bëhet asgjësimi i tyre.
“Në ato 3 vatra infektimi ka filluar hetimi i përbashkët për banorët e zonës megjithatë sic e thashë risku për njerëzit është shumë i ulët”-përfundoi Bino.