Ministri i Jashtëm grek vizitë në Tiranë në 20 tetor për detin

238
Sigal

 

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë. Tashmë zyrtare është data e vizitës, që do të jetë në 20 tetor.  Arsyeja kryesore e vizitës së Dendias në Shqipëri është deti, që riktheu debatin edhe njëherë në dy anët e kufirit. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias tha pak ditë më parë që çështja e kufirit detar me Shqipërinë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një intervistë për mediat greke, ai u shpreh se shpreson te rinisja e dialogut. Dendias theksoi se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën europiane. Kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.